Translate

Wednesday, October 24, 2012

Programi: Manaxhimi i Operacioneve

Përditesim 27/10/2013, Viti akademik 2014-2015

Lënda “Manaxhimi i Operacioneve” sipas planit mësimor zhvillohet në vitin e tretë në degën Financë-Kontabilitet, të Fakultetit të Ekonomisë. Lënda “Manaxhimi i Operacioneve” shërben për formimin e studentëve të degës Financë- Kontabilitet me parimet dhe konceptet baze të manaxhimit te operacioneve.  Nisur nga fakti se krijimi i produkteve dhe shërbimeve përben arsyen kryesore te ekzistencës se cdo organizate, qofte kjo e vogël apo e madhe, prodhuese apo e sherbimit, me qellim fitimi ose jo, manaxheret duhet te njohin e kuptojnë rendesine e operacioneve. Kjo per shkak se manaxhimi efektiv i operacioneve krijon mundesine e permiresimit te te ardhurave e ne te njejten kohe mundëson qe mallrat dhe shërbimet te prodhohen ne mënyre me eficente. Ky kombinim i te ardhurave me te mëdha dhe kostos me te ulet duhet kuptuar si ndër me kryesoret ne çdo organizate nga te gjithë manaxheret. 

Objektivat e lendes
  • T’i pajisë studentët me parimet, konceptet dhe teknikat baze te manaxhimit të operacioneve.
  • Të qartësoje e shpjegoje si rrugën llogjike nëpërmjet vendimeve kryesore te manaxhimit te operacioneve ashtu edhe njohjen e kontekstit te tyre strategjik.
  • Te analizojë funksionin e operacioneve si një ndër funksionet baze për të arritur objektivat strategjikë te organizatës;
  • Të ndihmojë studentët, nëpërmjet dhënies se situatave praktike dhe shembujve e diskutimit te tyre për marrjen e vendimeve perkatese qe lidhen me operacionet.
Ngarkesa per nje grup seminari:

Nr. i javeve                                       = 15
Nr. i oreve                                        =  2 ore  X  60 minuta
Ngarkesa totale                               = 15 jave  X  2 ore = 30 ore

Seminaret zhvillohen ne formen e: 
  • Diskutimit te rasteve konkrete te studimit te cilat u sherbejne studenteve për te rritur aftesite analitike dhe inisiativen per tu orientuar ne marrjen e vendimeve te duhura ne situata te ndryshme.
  • Diskutimi i çështjeve më të rëndësishme, zgjidhja e ushtrimeve tipe apo diskutimi i rasteve të studimit. 
Kjo mënyrë e organizimit të seminareve do t’ju shërbejë studentëve për të përvetësuar në mënyrë logjike konceptet teorike dhe për ta lidhur në mënyrë organike teorinë me aspektet praktike të organizatës.

Detyrimet e lendes

Pjesëmarrja dhe aktivizimi në seminare                10 pikë 
Studentet duhet te vijne te pergatitur ne seminare, te kene pervetesuar temen e javes, zgjidhur ushtrimet e javes para-ardhese dhe te marrin pjese aktive ne diskutim.

Provim i ndermjetem                                              15 pikë   
Provim me temat e zhvilluara deri ne ate pike. Do te kete nje permbledhje para cdo provimi i te gjitha temava, qe do te postohet ne kete blog. Zhvillimi i provimit te ndermjetem do te jete nje mundesi per te pare formatin e provimit perfundimtar qe mban edhe peshen me te madhe te notes ne kete lende.

Detyra shtepie                                                       
E detyrueshme, pune ne grup ose individuale per tu dorezuar cdo jave ne portalin ne rrjet. 

Provimi perfundimtar                                              75 pikë
TOTALI                                                                  100 pikë

Piket e vitit merren ne konsiderate vetem nese studenti ka arritur te marre te pakten 40 % te pikeve te provimit perfundimtar me shkrim.


PERMBAJTJA E LËNDËS




Tema 1. Hyrje në Manaxhimin e Operacioneve -  Çfarë perfaqeson manaxhimi i operacioneve? Roli i manaxhimit te operacioneve ne biznes. Ndryshimet ndermjet operacioneve te prodhimit dhe sherbimit. Si operacionet ndryshojne nga njeri-tjetri? Perse e studjojme manaxhimin e operacioneve? Çfarë bejne manaxheret e operacioneve?

Tema 2. Performanca e Operacioneve – Objektivat e saj  -   Performanca e operacioneve – vitale në një organizatë. Cilat janë objektivat e përformancës së operacioneve? Cilat janë efektet e objektivave të përformancës? Cili është roli i prioriteteve fituese dhe atyre kualifikuese? Ndryshimi i prioriteteve në kohë dhe sipas klientëve? Kompromiset në lidhje me objektivat e performances.

Tema 3. Strategjia e Operacioneve -  Roli i Operacioneve ne strategjine e Biznesit. Formulimi i strategjise se operacioneve. Prioritetet kryesore konkuruese te operacioneve. Komponentet e strategjise se operacioneve. Produktiviteti, matja dhe permiresimi i tij.

Tema 4. Projektimi i produkteve/sherbimeve te reja - Rendesia e projektimit te produktit/shërbimit. Çfarë projektohet ne nje produkt/sherbim? Fazat e projektimit; nga koncepti – tek percaktimi i specifikimeve? Vecorite në projektimin e sherbimit. Teknikat e marrjes se vendimit kur projektohet nje produkt i ri.

Tema 5. Projektimi i proçesit te prodhimit/sherbimit -  Objektivat e projektimit te proçesit. Tipet e proçesit – proçeset e nderprera dhe proçeset qe perseriten. Llojet e proçeseve – karakteristikat e tyre. Lidhja e projektimit te produktit me zgjedhjen e proçesit. Matrica proçes – produkt. Projektimi i proçesit te sherbimit

Tema 6. Manaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit - Vendimet per kapacitetin te karakterit strategjik. Planifikimi afat gjate dhe afat shkurter i kapacitetit. Matja e kapacitetit dhe treguesve te efektivitetit perdorimit tij. Proçesi i planifikimit te kapacitetit me hapat e tij. Sfidat e planifikimit të kapacitetit per sherbimet.

Tema 7. Dislokimi i njësive të prodhimit/shërbimit  - Rendesia strategjike dhe objektivat e vendimeve per dislokimin. Faktoret dominante per dislokimin e njesive prodhuese. Faktoret dominues per dislokimin e njesive te sherbimit. Procedura e marrjes se vendimit per dislokimin. Globalizimi dhe shperndarja gjeografike e operacioneve.

Tema 8. Sistemimi i proçesit - Çfarë kuptohet me planifikim te sistemimit? Llojet e sistemimit dhe karakteristikat e tyre. Projektimi i sistemimit sipas proçesit. Projektimi i sistemimit sipas produktit. Krijimi i sistemimit hibrid.

Tema 9. Manaxhimi i zinxhirit të furnizimit - Cfarë përfaqëson zinxhiri i furnizimit? Komponentët e zinxhirit të furnizimit. Faktorët që ndikojnë në manaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Integrimi vertikal. Roli i blerjes. Manaxhimi i zinxhirit të integruar të furnizimit. Matja e përformancës së zinxhirit të furnizimit.


Tema 10. Planifikimi Agregat -  Natyra e planifikimit agregat. Inputet manaxheriale te planit agregat. Llojet e planeve agregat. Strategjite e planifikimit agregat. Ndërtimi i planit agregat – kompanite prodhuese. Planifikimi agregat per shërbimet.

Tema 11. Manaxhimi dhe skedulimi i rezervave - Funksionet dhe llojet e rezervave. Presionet  per nivele te larta e te ulta te rezerves. Objektivat e manaxhimit te rezervave. Kostot qe lidhen me rezerven. Modelet e percaktimit të sasise se porosise. Modelet e percaktimit të sasise se porosise. Sistemi i shqyrtimit te vazhdueshem dhe periodik te rezerves.

Tema 12. Skedulimi i Prodhimit Kryesor (MPS) - Çfarë perfaqeson skeduli i prodhimit master. Objektivat e skedulimit master. Planifikimi i perafert i kapacitetit. Vleresimi, pranimi  dhe perdorimi i MPS. Stabilizimi i MPS.

Tema 13. Planifikimi i Kerkesave per Materiale (MRP) - Planifikimi burimeve të organizatës. Përfitimet, karakteristikat dhe objektivat e MRP. Sistemet e planifikimit te materialeve. Inputet e MRP. Proçesi i ndërtimit të MRP. Roli i planifikimit të kërkesave për kapacitet. Planifikimi i burimeve per sherbimet dhe qëndrat e shpërndarjes.

Tema 14. Skedulimi i Operacioneve - Çfarë kuptohet me skedulim – Operacionet me volum te larte e ato me volum te ulet. Skedulimi i punës. Si te renditen punet - rregullat e prioritarizimit ne renditje. Matesit e efektivitetit te skedulimit. Krahasimi i rregullave te prioritarizimit. Renditja e puneve qe kalojne ne dy qendra pune. Skedulimi per organizatat e sherbimit.

Literatura:

-     Manaxhimi i Operacioneve - Koncepte, metoda e strategji, 
Prof. Dr. Suzana PANARITI, (2013)

-     Manaxhimi i Operacioneve - Teksti i ushtrimeve (2012) 
      (Suzana Panariti, Arbina Totoni, Arjan Qefalia).

-       Operations Management - Heizer, Render, 6th Edition.

-       Operations Management -  Lee J. Krajewski, Larry P. Ritzman, 6th edition.

No comments:

Post a Comment