Translate

Saturday, November 2, 2013

PERMBLEDHJE: TEMA 2


Cilat jane objektivat e performances se operacioneve dhe cilat jane perfitimet e brendeshme dhe te jashtme te cilat rrjedhin nga permbushja e kenaqme e seciles prej tyre?

·        Ne nivel strategjik, objektivat e performances lidhen me interesat e paleve te interesuara te operacioneve. Keto kane te bejne me pergjegjesine e kompanise per klientet, furnizuesit, aksioneret, punonjesit dhe shoqerise ne pergjithesi.

·         Duke bere gjene e duhur, operacionet kerkon te ndikojne ne cilesine e mallrave dhe sherbimeve te kompanise. Per sa I perket ambientit te jashtem, cilesia eshte nje aspekt i rendesishem i permbushjes se kerkesave te klientit. Brenda organizates, cilesi ne operacione redukton shpenzimet dhe rrit sigurine.

·         Duke bere gjerat shpejte, operacionet kerkojne te ndikojne ne shpejtesine me te cilen mallrat dhe sherbimet dorezohen. Ne ambientin e jashtem, shpejtesia eshte nje aspekt i rendesishem i sherbimit te klientit. Brenda organizates, shpejtesia redukton inventarit dhe redukton kohen e xhiros se brendshme te produktit.

·         Duke bere gjerat ne kohe, operacionet kerkojne te ndikojne ne besueshmerine e dorezimit te mallrave dhe sherbimeve. Jashte organizates, besueshmeria eshte nje aspekt i rendesishem i sherbimit te klientit. Brenda organizates, besueshmeria brenda operacioneve rrit besueshmerine operative, duke kursyer kohe dhe para qe do te ishin shpenzuar per zgjidhjen e problemeve dhe perpjekjeve per stabilitet operacional.

·         Duke ndryshuar ate qe bejne, operacionet kerkojne te ndikojne ne fleksibilitetin me te cilin kompania prodhon mallra dhe sherbime. Jashte organizates, fleksibilitet mund te:
- Te prodhoje produkte dhe sherbime te reja (fleksibiliteti produkti/sherbimi);
- Te prodhoje nje game te gjere ose perzierje te produkteve dhe sherbimeve (fleksibilitet mix);     - Te prodhoje sasi ose volume te ndryshme te produkteve dhe sherbimeve (fleksibiliteti volumi); 
- Te prodhoje produkte dhe sherbime ne kohe te ndryshme (fleksibiliteti dorezimi).

Brenda organizates, fleksibiliteti mund te ndihmoje te pershpejtoje kohet e pergjigjeve, kurseje kohe gjate nderrimeve dhe ruaje besueshmerine.

·         Duke I bere gjerat me cmim te ulet, operacionet kerkojne te ndikojne ne koston e mallrave dhe sherbimeve te kompanise. Ne ambientin e jashtem, kosto e ulet te lejon organizatat te ulin çmimin e tyre ne menyre qe te perfitojne nga volume te medha, ose, te rrisin perfitimet me volumet aktuale. Brenda organizates, performance e kostos ndihmohet nga ecuria e mire e objektivave te tjera te performances.

Friday, November 1, 2013

Tema 2: Performanca e Operacioneve – Objektivat e saj

Aspekte te performances qe perdoren per vleresimin e operacioneve quhen “objektiva te performances”. Ne kete kapitull do te kuptojme se si performanca e operacioneve mund te ndikojne ne suksesin e gjithe organizates, cilat jane objktivat e perfomances se operacioneve dhe lidhjet e harmonizuara qe duhet te kene keto objektiva.

*Shenim: Pas pervetesimit te kesaj teme duhet te jeni ne gjendje t'ju pergjigjeni pyetjeve te meposhteme. 

Ndikimi i rendesishem i performances se operacioneve ne ate qe mund te jete me fitim-prurese per organizaten te permiresohet performanca sesa gje tjeter. Shembulli ne liber.

Te gjitha operacionet kane nje mori ‘stakeholders’. Ne cfare do lloj organizate, eshte pergjegjesia e funksionit te operacioneve te zbuloje/kuptoje keto objektiva te stakeholders dhe te vendos objektivat e veta ne funksion te tyre.

Ne kapitullin e pare folem per disa avantazhe qe manaxhimi i operacioneve kontriubon ne nje biznes te dhene, cilat jane ato? Ulje kosto, rritje te ardhurash, reduktim investimesh, inovacion

Avantazhet e lart-permenduara te operacioneve jane pa dyshim spektrat ku strategjia e bizneseve fokusohet. Ato mund te arrihen duke u fokusuar me ne detaj tek burimet dhe proceset e operacioneve, kombinimi i te cilave do te rezultonte ne nje avantazh strategjik.

Pra, manaxhimi i Operacioneve eshte kyc ne nje organizate duke siguruar ate qe i nevojitet biznesit per te mbijetuar, avancuar si dhe kenaqur klientet. Dhe kjo arrihet nepermjet nje grup objektivash qe jane baza e objektivave te performances dhe jane:

Cilesia (Berja e gjerave ashtu sic duhet, produkte pa gabime dhe sherbime te pershtateshme)

Shpjegoni dy dimensionet e cilesise?

Kompanite qe konkurojne mbi baze cilesie, cfare duhet te ken nen fokus?

Lidhja e objektivit “cilesi” me objektiva te tjere te performances?

Shpejtesia (Berja e gjerave shpejt, duke mininimizuar kohen midis shprehjes se nevojes nga konsumatori dhe marrjes se produktit/sherbimit te kerkuar ne kohe)

Kompanite qe konkurojne mbi baza shpejtesie, mbi cfare dimensionesh duhet te fokusohen ato?

Siguria/Besueshmeria (Berja e gjerave ne kohe, duke respektuar afatet e prmtuara)

Pse objektivi i besueshmerise shpesh mund te dale mbi objektivat e tjere?

Lidhja e besueshmerise me objektiva te tejere te performances?

Fleksibiliteti (Aftesia per te ndryshuar ate qe beni, pershtatja e aktiviteteve te operacioneve ne varesi te situatave te paparashikueshme dhe ne baze te kerkesave te klientit)


Per cfare lloje fleksibiliteti flitet qe mund te lind e nevojshme per konsumatoret/klientet?

Lidhja e fleksibilitetit me objektiva te tjere te perfomances?

Kosto (Berja e gjerave me cmim te ulet, prodhimi i gjerave dhe sherbimeve me nje kosto lejon vendosjen e cmimeve te pershtateshme per tregun duke lejuar edhe per nje maxhin fitimi. 

Cfare nenkupton kosto ne strategjine e operacioneve?

Kategorite e ndarjes se inputeve financiare per arritjen e strategjive te biznesit?

Si llogaritet kosto per njesi e nje produkti?

Si llogaritet produktiviteti?

Sa lloje matjesh produktiviteti kemi?

Keni ndonje ide per permiresimin e produktivitetit? Teorikisht, por edhe praktikisht?

Zgjidh nje objektiv te performances dhe analizo ndikimin e tij ne pozicionimin ne treg jashte operacionit dhe ne burimet e operacioneve brenda saj?


Cfare klasifikojme si prioritete kualifikuese?

Cfare jane prioritetet fituese?

Si objektivat e performances lidhen me njeri tjetrin? Dhe me fol pak per konceptin e kompromisit ndermjet objektivave te performances?

Wednesday, October 30, 2013

Model Zgjidhje: Kompani Koncept e Sherbimeve te Projektimit


Ky eshte nje rast studimi kompleks ne disa drejtime. Qellimi nuk eshte zgjidhja e problemeve por nje rast studimi i cili i hap rrugen nje numri ceshtjesh per diskutim. Pergjithesisht qellimi i ketij rasti studimi eshte prezantimi me kompleksitetin dhe pasurine e problemeve brenda manaxhimit te operacioneve.

Per ceshtje ilustrimi, produktet Focus mund ti mendojme si nje tas standart plastik qe gjehet ne te gjitha supermarketet; produktet Concept me nje produkt pak me teper premium sic mund te ishte nje tas plastik me simbole te ndryshme dhe qe perdoret neper mikrovale; nders produktet Villesi si nje game produktesh te individualizuara me dizajnin Villesi dhe vecorite e markes. 

Pse manaxhimi i operacioneve eshte aq i rendesishem per KSHP?
  
Kjo pyetje mund te shihet nga dy kendveshtrime; nga niveli strategjik dhe niveli operacional.

Ne nivelin strategjik, manaxhimi i operacioneve ka ofruar mundesine, vecanerisht ne pjeset e dizenjimit dhe te prodhimit te organizates, qe qe lejon kompanine te konkuroje kaq efektivisht. Kete mund te vini re ne ne paragrafin e dyte nga fundi i ceshtjes, ku theksohet qe ndryshimet e medha ne kopani kane ardhur pikerisht nga epersia operacionale kundrejt konkuruesve.

Ne nivelin operacional, mund te theksohen dizajnet qe jane me kosto efektive dhe qe dergohen tek porositesi ne kohe, c’ka mundeson qe kompania te dominoje tregun me ide te reja. Produktet e prodhuara me nivel te larte cilesie, ne kohen e duhur, dhe me kosto te pranueshme, do te lejonin produktet te shiteshin efektivish dhe te reduktonin ankimet e klienteve, si edhe ti kursenin kompanise para. Proceset e shperndarjes qe mundesojne sherbim te mire klienti, pa sasira te medha magazinimi, do te maksimizonin shitjet duke minimizuar kostot. 

Ka tre lloje operacionesh ne kete kompani:

1- Operacione disenjimi qe prodhojne dizajnet per produktet, ndonjehere edhe me kooperimin e dizenjatoreve te shtepive te dizenjimit.
2- Operacione prodhumi te cilat prodhojne produktet.
3- Operacione shperndarje qe marrin porosite e klienteve tek centralet e tyre telefonike, bejne porosine gati nga produktet qe i kane te magazinuara, dhe shperndarja fizike e produktit tek klienti.

Te gjitha keto operacione jane te rendesishme per kompanine sepse:
Kontribuojne ne aftesine e firmes per ti sherbyer klientit dhe rrjedhimisht mbajtjen e klienteve te vjeter dhe afrimin e klienteve te rinj. 
Kontribuojne ne kostot e kompanise dhe rrjedhimisht, ne qofte se manaxhohen efektivisht, mund te reduktojne kostot per te gjithe biznesin.
Nese nuk manaxhohen mire, mund te c’orjentojne rrjedhjen e produkteve per tek klienti dhe te ndikojne negativisht ne reputacionin e firmes

Nje menyre tjeter per t’ju pergjigjur pyetjes do te ishte referimi ne pershkrimin qe libri i ben rendesise se Manaxhimit te Operacioneve. Ne liber permenden kater lloje avantazhesh te manaxhimit efektiv te operacioneve:

Mnimizim kosto
Maksimizim te ardhurash
Reduktimi investimeve te pa nevojshme
Zhvillimi i mundeisve per inovacion ne te ardhmen

Si ndikojne pjese te ndryshme te kompanise tek secila nga objektivat e mesiperme?

2.       Ndertoni profilin e produkt/sherbimit te kompanise ne raport me 4Vte


C’fare do ti rekomandoni kompanise per permiresimin e operacioneve te saj?

Identifikoni veshtiresite ose problemet qe jane identifikuar ne ceshtje? Ato mund te jene:

- Transformimi nga kompani qe u shet kompanive te tjera (Produktet Fokus dhe Koncept) tek nje qe shet me shume tek shtepite e dizajnit (Produkte Dizajni).
- Ndryshimet e medha midis grupeve te produkteve. Nga analiza e 4V-ve doli qe produktet Fokus kane profil krejt te kundert nga Produktet Koncept dhe Dizajn. Ku qendron problemi ne menyren se si kompania i proceson te tre keto produkte?
-        - A jane burimet ne operacionet e kompanise te prshtateshme per keto grupe produktesh? Pika e rendesishme ketu eshte qe llojet e makinervie dhe njerezit e nevojshem per te bere produktet Fokus (volum i larte/varietet i ulet) mund te jene shume ndryshe nga llojet e makinerive dhe njerezit e nevojshem per presimin e Produkteve Koncept dhe Dizajn.
Per shembull, makinereit e medha qe kompania ka blere se fundmi, bashke me matricat komplekse, duken ideale per produktet Fokus. Ne te kundert, si produktet Koncept ashtu edhe Dizajn jane me volum te ulet, me variacion te larte dhe duan procese me fleksibilitet te larte per ti prodhuar. Nuk duket sikur makinerite me prodhimtari te larte, dhe matrica komplekse jane te pershtateshme per kete gje. Pra, ka indikatore qe tregojne qe duke u perpjekur te perdorin te njejtat burime per te bere te gjitha produktet, kompania eshte duke i veshtriesuar gjerat. Kjo duket se eshte arsyeja qe pse skedula ndryshon kaq shpesh.
- Operacioni i prodhimit duket ne konflikt me operacionin e dizajnit.
- Operacioni i prodhimit duket ne konflikt me funksionin e marketingut persa i perket saktesise se parashikimit. Diskutoni pse prodhimit i duhet parashikim me i mire dhe pse marketingu mund realisht ta kete te veshtire t’ua japi atyre ne kete situate.
- Kompania pranon qe ka disa probleme me nen kontraktoret e produkteve Fokus. Diskutoni pse mund te ndodhi ky fenomen dhe pse nenkontraktimi shihet si nje mundesi goxha e perhapur se fundmi. 


Wednesday, October 23, 2013

PERMBLEDHJE: TEMA I

  • Çfare eshte menaxhimi i operacioneve?

§  Manaxhimi i operacioneve eshte aktiviteti i manaxhimit te burimeve te cilat jane te destinuara per prodhimin dhe shperndarjen e produkteve dhe sherbimeve. MO eshte nje nga funksionet kryesore te çdo biznesi, edhe pse nuk mund te quhet keshtu ne disa industri. Fusha e pergjegjesise ndryshon per kompani te ndryshme, por zakonisht ka mbivendosje me funksione te tjera.
§  MO merret me manaxhimin e proceseve. Dhe te gjitha proceset kane kliente dhe furnizues te brendeshem. Por te gjitha funksionet e manaxhimit, manaxhojne procese. Prandaj MO ka rendesi per te gjithe menaxheret.
  • Cilat jane ngjashmerite midis te gjitha operacioneve?

§  Te gjitha operacionet mund te modelohen si input-procese transformimi-output. Te gjithe operacionet kane inpute te burimeve transformuese, qe zakonisht ndahen ne "objekte" dhe "staf", dhe burime te transformuara, te cilat jane perzierje midis materialeve, informacionit dhe konsumatoreve.
§  Vetem disa operacione prodhojne  vetem produkte ose vetem sherbime. Shume prej tyre prodhoje nje perzierje midis mallrave te prekshme ose produktet dhe sherbimet me pak te prekshme.
§  Te gjitha operacionet jane pjese e nje rrjeti te madh te furnizimit i cili, permes kontributeve individuale te çdo operacioni, ploteson te gjitha kerkesat e konsumatorit perfundimtar.
§  Te gjitha operacionet perbehen nga procese qe formojne nje rrjet te brendeshem konsumator-furnizuesit brenda operacionit.
  • Si jane operacione ndryshme nga njeri-tjetri?

§  Operacionet ndryshojne ne baze te volumit te rezultateve te tyre, llojshmeria e produkteve qe ata prodhojne, ndryshimi ne kerkesen me te cilen ata duhet te perballen dhe shkalla kontaktit me konsumatorin/klientin.
§  Volum i larte, llojshmeri e ulet, ndryshim i ulet kerkese dhe kontakt te ulet me konsumatorin jane te lidhur zakonisht me koston e ulet.
  • Çfare bejne menaxheret e operacioneve dhe perse eshte kaq e rendesishme?

§  Pergjegjesite perfshijne perkthimin e strategjise ne veprime operative, hartimin e operacionit (jo vetem produktet dhe sherbimet, por edhe sistemet ose proceset qe prodhojne ato), planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve te operacionit dhe permiresimi e operacionit me kalimin e kohes.
§  Manaxhimi i Operacioneve mund te kete nje efekt te thelle ne uljen e kostove ne nje organizate, rrit te ardhurat e saj, zvogelon sasine e investimeve te nevojshme dhe siguron bazat per risi ne te ardhmen.
§  MO eshte gjithnje e me i rendesishme, sepse nje mjedis me dinamike biznesi kerkon adaptim nga operacionet e menaxhereve.
§  Per shkak te struktures se kostos ne shume organizata, permiresimi i praktikave te operacioneve mund te jete menyra me efektive per te permiresuar performancen financiare te organizates.

Friday, October 18, 2013

15 Kurse Falas Online qe ja vlen te shpenzoni kohe

Ju keshilloj te shfrytezoni fuqine qe ju jep teknologjia ne dije. Me poshte jane disa kurse falas qe mund te ndiqni gjate 10-15 javeve.

Mos harroni, dija eshte mesimi i tematikave te pa njohura per ju. Nese kenaqeni me gjera qe i dini, nuk jeni duke u zhvilluar.

15 Kurse Falas Online qe ja vlen te shpenzoni kohe


Friday, October 26, 2012

Literature e Huaj

Manaxhimi i Operacioneve, Botimi 6, Slack etj.

Slide Praktike te Manaxhimit te Operacioneve

Enciklopedia e Manaxhimit te Operacioneve

*Shenim: Materiali i mesiperm eshte ne gjuhen Angleze. Mund te perdorni perkthimin nga Google vetem per te pasur nje ide, por gjithmone editojeni perpara perdorimit zyrtar sepse gabimet jane te teperta.

Wednesday, October 24, 2012

Programi: Manaxhimi i Operacioneve

Përditesim 27/10/2013, Viti akademik 2014-2015

Lënda “Manaxhimi i Operacioneve” sipas planit mësimor zhvillohet në vitin e tretë në degën Financë-Kontabilitet, të Fakultetit të Ekonomisë. Lënda “Manaxhimi i Operacioneve” shërben për formimin e studentëve të degës Financë- Kontabilitet me parimet dhe konceptet baze të manaxhimit te operacioneve.  Nisur nga fakti se krijimi i produkteve dhe shërbimeve përben arsyen kryesore te ekzistencës se cdo organizate, qofte kjo e vogël apo e madhe, prodhuese apo e sherbimit, me qellim fitimi ose jo, manaxheret duhet te njohin e kuptojnë rendesine e operacioneve. Kjo per shkak se manaxhimi efektiv i operacioneve krijon mundesine e permiresimit te te ardhurave e ne te njejten kohe mundëson qe mallrat dhe shërbimet te prodhohen ne mënyre me eficente. Ky kombinim i te ardhurave me te mëdha dhe kostos me te ulet duhet kuptuar si ndër me kryesoret ne çdo organizate nga te gjithë manaxheret. 

Objektivat e lendes
  • T’i pajisë studentët me parimet, konceptet dhe teknikat baze te manaxhimit të operacioneve.
  • Të qartësoje e shpjegoje si rrugën llogjike nëpërmjet vendimeve kryesore te manaxhimit te operacioneve ashtu edhe njohjen e kontekstit te tyre strategjik.
  • Te analizojë funksionin e operacioneve si një ndër funksionet baze për të arritur objektivat strategjikë te organizatës;
  • Të ndihmojë studentët, nëpërmjet dhënies se situatave praktike dhe shembujve e diskutimit te tyre për marrjen e vendimeve perkatese qe lidhen me operacionet.
Ngarkesa per nje grup seminari:

Nr. i javeve                                       = 15
Nr. i oreve                                        =  2 ore  X  60 minuta
Ngarkesa totale                               = 15 jave  X  2 ore = 30 ore

Seminaret zhvillohen ne formen e: 
  • Diskutimit te rasteve konkrete te studimit te cilat u sherbejne studenteve për te rritur aftesite analitike dhe inisiativen per tu orientuar ne marrjen e vendimeve te duhura ne situata te ndryshme.
  • Diskutimi i çështjeve më të rëndësishme, zgjidhja e ushtrimeve tipe apo diskutimi i rasteve të studimit. 
Kjo mënyrë e organizimit të seminareve do t’ju shërbejë studentëve për të përvetësuar në mënyrë logjike konceptet teorike dhe për ta lidhur në mënyrë organike teorinë me aspektet praktike të organizatës.

Detyrimet e lendes

Pjesëmarrja dhe aktivizimi në seminare                10 pikë 
Studentet duhet te vijne te pergatitur ne seminare, te kene pervetesuar temen e javes, zgjidhur ushtrimet e javes para-ardhese dhe te marrin pjese aktive ne diskutim.

Provim i ndermjetem                                              15 pikë   
Provim me temat e zhvilluara deri ne ate pike. Do te kete nje permbledhje para cdo provimi i te gjitha temava, qe do te postohet ne kete blog. Zhvillimi i provimit te ndermjetem do te jete nje mundesi per te pare formatin e provimit perfundimtar qe mban edhe peshen me te madhe te notes ne kete lende.

Detyra shtepie                                                       
E detyrueshme, pune ne grup ose individuale per tu dorezuar cdo jave ne portalin ne rrjet. 

Provimi perfundimtar                                              75 pikë
TOTALI                                                                  100 pikë

Piket e vitit merren ne konsiderate vetem nese studenti ka arritur te marre te pakten 40 % te pikeve te provimit perfundimtar me shkrim.


PERMBAJTJA E LËNDËS




Tema 1. Hyrje në Manaxhimin e Operacioneve -  Çfarë perfaqeson manaxhimi i operacioneve? Roli i manaxhimit te operacioneve ne biznes. Ndryshimet ndermjet operacioneve te prodhimit dhe sherbimit. Si operacionet ndryshojne nga njeri-tjetri? Perse e studjojme manaxhimin e operacioneve? Çfarë bejne manaxheret e operacioneve?

Tema 2. Performanca e Operacioneve – Objektivat e saj  -   Performanca e operacioneve – vitale në një organizatë. Cilat janë objektivat e përformancës së operacioneve? Cilat janë efektet e objektivave të përformancës? Cili është roli i prioriteteve fituese dhe atyre kualifikuese? Ndryshimi i prioriteteve në kohë dhe sipas klientëve? Kompromiset në lidhje me objektivat e performances.

Tema 3. Strategjia e Operacioneve -  Roli i Operacioneve ne strategjine e Biznesit. Formulimi i strategjise se operacioneve. Prioritetet kryesore konkuruese te operacioneve. Komponentet e strategjise se operacioneve. Produktiviteti, matja dhe permiresimi i tij.

Tema 4. Projektimi i produkteve/sherbimeve te reja - Rendesia e projektimit te produktit/shërbimit. Çfarë projektohet ne nje produkt/sherbim? Fazat e projektimit; nga koncepti – tek percaktimi i specifikimeve? Vecorite në projektimin e sherbimit. Teknikat e marrjes se vendimit kur projektohet nje produkt i ri.

Tema 5. Projektimi i proçesit te prodhimit/sherbimit -  Objektivat e projektimit te proçesit. Tipet e proçesit – proçeset e nderprera dhe proçeset qe perseriten. Llojet e proçeseve – karakteristikat e tyre. Lidhja e projektimit te produktit me zgjedhjen e proçesit. Matrica proçes – produkt. Projektimi i proçesit te sherbimit

Tema 6. Manaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit - Vendimet per kapacitetin te karakterit strategjik. Planifikimi afat gjate dhe afat shkurter i kapacitetit. Matja e kapacitetit dhe treguesve te efektivitetit perdorimit tij. Proçesi i planifikimit te kapacitetit me hapat e tij. Sfidat e planifikimit të kapacitetit per sherbimet.

Tema 7. Dislokimi i njësive të prodhimit/shërbimit  - Rendesia strategjike dhe objektivat e vendimeve per dislokimin. Faktoret dominante per dislokimin e njesive prodhuese. Faktoret dominues per dislokimin e njesive te sherbimit. Procedura e marrjes se vendimit per dislokimin. Globalizimi dhe shperndarja gjeografike e operacioneve.

Tema 8. Sistemimi i proçesit - Çfarë kuptohet me planifikim te sistemimit? Llojet e sistemimit dhe karakteristikat e tyre. Projektimi i sistemimit sipas proçesit. Projektimi i sistemimit sipas produktit. Krijimi i sistemimit hibrid.

Tema 9. Manaxhimi i zinxhirit të furnizimit - Cfarë përfaqëson zinxhiri i furnizimit? Komponentët e zinxhirit të furnizimit. Faktorët që ndikojnë në manaxhimin e zinxhirit të furnizimit. Integrimi vertikal. Roli i blerjes. Manaxhimi i zinxhirit të integruar të furnizimit. Matja e përformancës së zinxhirit të furnizimit.


Tema 10. Planifikimi Agregat -  Natyra e planifikimit agregat. Inputet manaxheriale te planit agregat. Llojet e planeve agregat. Strategjite e planifikimit agregat. Ndërtimi i planit agregat – kompanite prodhuese. Planifikimi agregat per shërbimet.

Tema 11. Manaxhimi dhe skedulimi i rezervave - Funksionet dhe llojet e rezervave. Presionet  per nivele te larta e te ulta te rezerves. Objektivat e manaxhimit te rezervave. Kostot qe lidhen me rezerven. Modelet e percaktimit të sasise se porosise. Modelet e percaktimit të sasise se porosise. Sistemi i shqyrtimit te vazhdueshem dhe periodik te rezerves.

Tema 12. Skedulimi i Prodhimit Kryesor (MPS) - Çfarë perfaqeson skeduli i prodhimit master. Objektivat e skedulimit master. Planifikimi i perafert i kapacitetit. Vleresimi, pranimi  dhe perdorimi i MPS. Stabilizimi i MPS.

Tema 13. Planifikimi i Kerkesave per Materiale (MRP) - Planifikimi burimeve të organizatës. Përfitimet, karakteristikat dhe objektivat e MRP. Sistemet e planifikimit te materialeve. Inputet e MRP. Proçesi i ndërtimit të MRP. Roli i planifikimit të kërkesave për kapacitet. Planifikimi i burimeve per sherbimet dhe qëndrat e shpërndarjes.

Tema 14. Skedulimi i Operacioneve - Çfarë kuptohet me skedulim – Operacionet me volum te larte e ato me volum te ulet. Skedulimi i punës. Si te renditen punet - rregullat e prioritarizimit ne renditje. Matesit e efektivitetit te skedulimit. Krahasimi i rregullave te prioritarizimit. Renditja e puneve qe kalojne ne dy qendra pune. Skedulimi per organizatat e sherbimit.

Literatura:

-     Manaxhimi i Operacioneve - Koncepte, metoda e strategji, 
Prof. Dr. Suzana PANARITI, (2013)

-     Manaxhimi i Operacioneve - Teksti i ushtrimeve (2012) 
      (Suzana Panariti, Arbina Totoni, Arjan Qefalia).

-       Operations Management - Heizer, Render, 6th Edition.

-       Operations Management -  Lee J. Krajewski, Larry P. Ritzman, 6th edition.